24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

PE vijon akuzat e ashpra ndaj opozitës

spot_img

Një tjetër mesazh i fortë vjen për opozitën shqiptare nga Parlamenti Evropian. Monica Macovei, Kryetarja e Delegacionit të PE në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri ka reaguar ashpër pas zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri.

Macovei thotë se me djegien e mandateve dhe me braktisjen e Kuvendit, opozita ka braktisur votuesit e tyre duke mos kontribuuar në afrimin e Shqipërisë me BE-në.

“Parlamenti shqiptar duhet të jetë platforma e vetme për diskutim politik. Deputetët e opozitës kanë tradhtuar votuesit e tyre duke hequr dorë nga mandatet e tyre dhe kanë provuar se opozita nuk po punon drejt afrimit të Shqipërisë me BE”

Eurodeputetja tha se Shqipëria po përparon me hapa të shpejtë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa shton faktin se qeveria e tanishme është në rrugën e duhur në transformimin e sistemit të drejtësisë.

/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat