Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale pas bashkimit dhe ngujimit me studentët kanë ndërmarrë veprimin e radhës ekstrem.
Ata kanë paralajmëruar se do të nisin grevën, ndërsa vendimi do të merret në mbledhjen e Asamblesë së këtij Universiteti.
Greva do të jetë pa afat dhe pedagogët mbështesin kërkesat e studentëve dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit të Arsimit.
Vendimi vjen pas përfundimit të afatit një javor që pedagogët i kishin vendosur qeverisë për plotësimin e 5 kërkesave të tyre. Ata zhvilluan ditën e sotme një takim me ministren e Arsimit, Besa Shahini por negociatat nuk dhanë asnjë rezultat./real-news.tv/

