fbpx

Pëllumb Pipero komenton vetëvrasjet te “Shefqet Ndroqi”

Pipero-737x450-737x433.png

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ka dhënë këtë shpjegim për dy ngjarjet e rënda që kanë ndodhur këto ditë në Tiranë, ku në spitalin “Shefqet Ndroqi” kanë vrarë veten dy pacientë me koronavirus.

“Për vetëvrasjen e dy pacientëve në spitalin Covid 2 në Shefqet Ndroqi, nuk kam shumë informacion. Çështja është në hetim dhe sa më pak të flasim aq më mirë është. Unë them se nga ana mjekësore andodh. Unë sot po bisedoja me një të sëmurë aty dhe duke qenë mirë e bukur më tha “doktor sikur po ndjej një dhimbje gjoksi” .

Kjo dhimbja e gjoksit ne na tremb jashtëzakonisht shumë sepse dikush mund të bëjë një infarkt të menjëhershëm miokardi, po kështu ndodh edhe dëmtimi i trurit nga hiposkia, mungesa e oksigjenit. Unë kam insistuar personalisht tek disa pacientë të cilët kanë bërë disa çrregullime të rënda të shëndetit mendor, që kanë pasur psikoza që kanë bërë neuroza, që kanë bërë sjellje të një depresioni të thellë. Për shembull, një pacient shkruajti një letër amaneti dhe dëshironte të vetëvritej.

Ndodhja është aq e shpejtë dhe shpesh pa shenja paralajmëruese sepse është mjaft e vështirë për ta dyshuar më herët dhe parandaluar. Ne mjekët përpiqemi t’u zëvendësojmë atë që atyre u duhet shumë më tepër sesa çdo gjë tjetër, në këtë situatë që janë familjarët”, thotë ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303