Për çdo orë vrap, mund të jetoni shtatë orë më shumë

Studimet e fundit kanë treguar se vrapimi jo vetëm shërben për të mbajtur formën e trupit, por edhe për zgjatjen e jetëgjatësisë.

Sipas studimit të ri nga Universiteti Shtetëror i Iowas, vrapimi për vetëm një orë mund t’ju zgjasë jetën deri në shtatë orë.

Kjo do të thotë se personat të cilët vrapojnë rregullisht jetojnë përafërsisht tre vite më gjatë se personat të cilët nuk vrapojnë dhe kjo mbetet e vërtetë edhe nëse konsumojnë alkool, duhan apo janë mbipeshë.

Hulumtuesit pohojnë se vrapimi për 60 minuta në javë është mënyra më efektive për zgjatjen e jetëgjatësisë. Pra, nuk ka fare rëndësi se sa gjatë apo sa shpejtë vraponi, dhe gjithashtu rreziku i vdekjes së parakohshme reduktohet deri në 40 për qind sapo të filloni vrapimin.

Në krahasim me këto shifra, ecja dhe çiklizmi e zvogëlojnë atë rrezik me 12 për qind.