Pandemia shkakton një ankth të madh. Por ka mënyra për të luftuar stresin. Raftet e zbrazëta në dyqanet e ushqimeve ishin një nga shenjat e para se koronavirusi po përhapej në Shtetet e Bashkuara. Amerikanët filluan të grumbullojnë më shumë ushqime dhe artikuj nga ç’kishin nevojë.
Përmes komunikimit videoelektronik, njerëzit mund të shohin faniljarët e tyre edhe kur janë larg. Ata mund edhe të bëjnë fiskulturë. “E dimë që i bën mirë mirëqenies sonë fizike dhe emocionale. Studimet vërtetojnë se ushtrimet ndihmojnë për mirëqenien fizike dhe emocionale. Ndihmon për depresionin dhe ankthin”, thotë Dr. Scott Bea i klinikës së Klivelendit. Diçka tjetër e rëndësishme është të vendosësh objektiva edhe nëse janë të vogla.
“Duhet të kemi suksese, të realizojmë objektiva, të mund të themi: ‘Shiko, sot bëra këtë’, sepse mund të na ndihmojë për të zbutur ankthin që përjetojmë’”, thotë Dr, Yeager. Po ashtu është e vlefshme të shikojmë se si kemi përballuar sfida të mëparshme. “Të gjithë ne rritemi më shumë psikologjikisht, kur dalim jashtë kufijve të komfortit dhe pa dyshim shumica e njerëzve, jemi jashtë zonës së komfortit”, thotë Dr. Yeager.
Dhe mos harroni të qeshni. “Humori është pozitiv për ne. Aktivizon kimikatet në tru dhe përmirëson funksionet imunitare. Humori është vërtet ilaç i mirë”, thotë Dr. Bea. Dhe kur ndan një përvojë, qoftë edhe në distancë, është një mënyrë për të bashkuar komunitetin.
Burimi: VOA

