TË FUNDIT

Përdhunimi në Kavajë, reagon Policia e Shtetit

Përdhunimi i të miturës nga 8 adoleshentë në Kavajë ishte një ndër lajmet më tronditëse të ditëve të fundit në Shqipëri. Shumë fakte dhe detaje të reja kanë dalë nga dita në ditë, por sot ka reaguar Policia e Shtetit.

Në njoftimin e publikuar, policia thekson se rasti është denoncuar më 29 janar, ku e mitura është paraqitur së bashku me të ëmën e saj.  “Pas marrjes së garancisë absolute nga ana Policisë se do t’i ruhej anonimati vajzës, e ëma së bashku me vajzën pranuan të bënin kallëzim në lidhje me çfarë kishte ndodhur”, thuhet në njoftim.

Më tej, policia thekson se gjatë procedurës, të miturës iu sigurua pjesëmarrja e një avokati mbrojtës dhe një psikologe. Pas marrjes së kallëzimit, nga ana e Prokurores së gatshme u lanë detyra me shkrim, lidhur me veprimet, që do të kryheshin nga ana policisë në vijimësi.

“Në vijim të komunikimit me Prokuroren e çështjes, materialet e përpiluara u referuan pranë Prokurorisë Durrës, në Seksionin për të Mitur, në ngarkim të 8 të miturve si të dyshuar për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur’, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal”, shkruhet në njoftim.

Së fundmi, Policia e Shtetit shkruan se rasti është keqpërdoruar duke keqinformuar publikun dhe duke fajësuar policinë për fshehjen e rastit./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat