TË FUNDIT

Përdorimi i tepërt i smartphone rrit rrezikun për obezitet

E pra, përdorimi i smartphone mesa duket ju shëndosh… Ata që e përdorin atë për më shumë se 5 orë në ditë, në fakt, kanë një rrezik më të madh për t’u bërë obez. Ky është përfundimi kryesor i një studimi të kryer nga një ekip shkencor në Universitetin Simón Bolívar në Baranquilla (Kolumbi). Hulumtimi në fjalë, i paraqitur gjatë konferencës së fundit të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, u bazua në një grup prej 1060 studentësh nga Fakulteti i Shkencave Shëndetësore të Universitetit të lartpërmendur Kolumbian. Në mënyrë të veçantë, studiuesit konsideruan 700 subjekte femra dhe 360 ​​meshkuj, të moshës midis 19 dhe 20 vjeç dhe me një rrezik të ulët për të përjetuar probleme të mbipeshës dhe obezitetit. Përdorimi i smartphone nga ana e tyre u monitorua nga studiuesit prej qershorit deri në dhjetor 2018.

Studiuesit që kryenin hulumtimin zbuluan se, nëse smartphone ishte përdorur për më shumë se 5 orë në ditë, rreziku për t’u shëndoshur ishte 43% më i lartë se nga ata që e përdorën këtë pajisje për një periudhë kohe më të kufizuar.

Specialistët theksojnë se rezultatet ishin shqetësuese dhe theksojnë se kalimi i tepërt i kohës para ekranit të smartphone nuk është gjë e mirë, pasi favorizon të qëndruarit ulur, duke zvogëluar kështu kohën që mund t’i kushtohet aktivitetit fizik. Gjithashtu ekspertët saktësojnë që i gjithë ky kuadër shoqërohet me një rrezik më të madh të shfaqjes së diabetit, sëmundjeve të zemrës, problemeve osteoartikulare dhe llojeve të ndryshme të kancerit.

Studimi në fjalë, i cili do të duhet të konfirmohet nga puna e mëtejshme kërkimore, siguron të dhëna konkrete që e lidhin përdorimit të pajisjes teknologjike më të përhapur në botë dhe një alarm serioz shëndetësor, siç është obeziteti, i cili shqetëson rreth 2 miliardë individë në të gjithë globin.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat