TË FUNDIT

Përfitime shëndetësore nga punët e shtëpisë

Punët e shtëpisë sigurisht që janë të lodhshme dhe shpesh kemi dëgjuar shumë njerëz që ankohen rreth punëve të shumta që kanë në shtëpi.

Por, sipas një hulumtimi punët e shtëpisë i bëjnë mirë trupit tuaj dhe shëndetit mendor.

Rezultatet e një hulumtimi kanë treguar se bërja e punëve të shtëpisë ka veprim të njëjtë sa edhe ushtrimi mesatar.

Revista “Neurology” ka zbuluar që aktiviteti fizik, duke përfshirë edhe atë të përditshmin si pastrimi apo larja e enëve, mund të reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimerit.

Ja disa përfitime shëndetësore që merrni nëse bëni punët e shtëpisë:

 

Reduktoni stresin

Në vitin 20016 artikulli i publikuar në revistën “British Journal of Sports Medicine” thekson që njëzet minuta aktivitete, duke përfshirë edhe punët e shtëpisë, redukton shqetësimin dhe stresin me 20 %.

 

Digjni kaloritë

Edhe pse nuk duken si ushtrime speciale, pastrimi është nga shumë aktivitetet e urryera me të cilat shkrihen kaloritë. Mund të humbni mesatarisht 205 kalori në orë gjatë pastrimit, madje edhe më shumë nëse lëvizni në të vërtetë.

 

Rrisni përqendrimin

Derisa aftësia jonë për të kryer më shumë punë sot është më e mirë se asnjëherë, shtëpia lëmsh dhe e parregullt mund t’u largojë vëmendjen edhe të më të fokusuarve. Në një shtëpi të pastër do të keni mundësi më të madhe që të fokusoheni më shumë.

Largon zemërimin

Të gjithë nganjëherë kemi nevojë të shfryjmë, por në vend që të shfryhemi te njerëzit rreth vetes, më së miri është ta bëjmë në merimangat. Pastrimi është mënyrë produktive e shkarkimit të zemërimit dhe frustrimit.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat