fbpx

Përfitimet nga pirja e verës së kuqe që nuk i dinit

Screenshot_4-9.jpg

Mund të shijoni një gotë verë dhe njëkohësisht të përfitoni prej saj! Studiuesit kanë zbuluar diçka të këndshme për verën e kuqe..

Ajo është një pije klasike që shumë njerëz kanë dëshirë ta pijnë. Shkon shumë mirë me mishin e kuq dhe djathërat, por është gjithashtu e mrekullueshme thjeshtë dhe vetëm ta shijosh edhe natën duke u relaksuar në divan.

Sipas Akademisë së Verës, është shumë më mirë të pini verë të kuqe në një temperaturë midis 12 dhe 18 gradë. Mendohet se një temperaturë më e lartë e nxjerr shumë shijen e alkoolit, që do të thotë se shija delikate e verës humbet.

Ndërkohë, studiuesit nga Qendra Spanjolle e Kërkimeve Kombëtare në Madrid kanë arritur në përfundimin se pirja e verës së kuqe është shumë e mirë për dhëmbët. Sipas shkencëtarëve, kjo është lidhet me një substancë të quajtur polyphenol. Kjo substancë mundëson që bakteret të mos qëndrojnë në dhëmbë. Kjo do të thotë që ju keni një rrezik më të vogël për të marrë gurëza ose karies.

Gjithashtu studimet e bëra nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit tregojnë se pirja e verës së kuqe mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Është zbuluar se rrushi i përdorur në verën e kuqe përmban një lloj antioksidanti të quajtur resveratrol. Ndaj që kur doni të humbni peshë, resveratrol është shoku juaj më i mirë.

Një studim 13 vjeccar nga Universiteti i Harvardit që përfshiu më shumë se 20,000 gra që pinin dy gota vere çdo ditë. Ky grup rezultoi të kishte një rrezik të ulët (prej 70 përqind) të mbipeshës në krahasim me ato që nuk pinin.

Pra, të konsumoni një gotë verë qenka ideale, thjesht sigurohu që të pini me përgjegjësi. /real-news.tv/ 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303