fbpx

Përfitimet që merr shëndeti nga konsumimi i ananasit

Screenshot_25.jpg

Jeni në kërkim të një fruti të ëmbël, plot shije dhe vlera shëndetësore? Ananasi është zgjedhja fantastike. Ananasi është frut i adhuruar në gjithë botën, për shkak të shijes dhe aromës së këndshme që ka, mirëpo pakkush e di që është shërues. Ananasi filloi të përdoret në Amerikën e Jugut, ku eksploruesit e hershëm evropianë e quajtën atë boçë pishe për shkak të ngjashmërisë.

Ananasi rekomandohet edhe si ndihmë për humbje peshe, për eliminimin e celulitit, kundër rrudhave dhe ënjtjeve. Ky frut popullor është i mbushur me ushqyes, antioksidantë dhe komponime të tjera të dobishme, siç janë enzimat që mund të luftojnë inflamacionin dhe sëmundjet.

Këtu janë tetë përfitimet shëndetësore të ananasit:

-Përmban antioksidantë për luftimin e sëmundjeve.

-Ananasi përmban enzimë proteolitike bromelaine, e cila merr pjesë në tretjen e ushqimit dhe zbërthen proteinat.

-Ananasi ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit, gjithashtu rrit imunitetin.

-Lehtëson dhimbjen e simptomave të sëmundjes së artritit

-Ndihmon në shërimin më të shpejtë pas operacionit

-Ananasi përmban edhe vitaminën A në formë beta-karoteni, mirëpo përmban edhe në masë të mirë vitaminë B dhe kalcium.

-Ananasi përmirëson funksionet imunitare dhe ul inflamacionin. Sistemi imunitar ka një rol mbrojtës së trupit kundër sëmundjeve.

-Lufton mikroorganizmat e dëmshëm dhe përmirëson problemet e shkaktuara prej tyre.

Dietat e pasura me antioksidantë përmirësojnë pjellorinë. Ananasi përmban një sërë vitaminash dhe mineralesh të dobishme siç janë beta-karoten, vitaminë C, bakër dhe zink. Shumë prej këtyre elementëve i bëjnë meshkujt dhe femrat më pjellorë. / gazetasi.al/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303