Me vetëm 16 kalori për porcion, selinoja padyshim vazhdon të mbetet një ushqim shumë i rekomanduar për dietën me pak kalori.
Selinoja është një burim i pasur i flavonoideve si zeaxanthin, lutein dhe betacarotene, për të cilat studimet kanë treguar që ulin inflamacionin, rrezikun e sëmundjeve të zemrës, rrisin sistemin imunitar dhe pengojnë rritjen e qelizave anormale që shkaktojnë kancer. Antioksidantët në selino përfshijnë dihydrostilbenoids fenolike natyrore, të tilla si lunularin, dhe furanocoumarins si bergapten dhe psoralen. Gjethet e selinosë (të cilat përmbajnë më shumë vitaminë C, kalcium dhe kalium) dhe farat gjithashtu përmbajnë një numër të paktë të vajërave të paqëndrueshëm.
Selinoja përmban vitaminë C, beta karoten dhe flavonoide, por gjithashtu ka të paktën 12 lloje të tjera të antioksidantëve në një kërcell të vetëm selino.
Po ashtu përbërësit në selino ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në traktin e tretjes, qelizat, enët e gjakut dhe organet e tjera të trupit.
Redukton inflamacionin
Inflamacioni kronik është i lidhur me shumë sëmundje duke përfshirë artritin dhe osteoporozën.
Selinoja dhe farat e saj përmbajnë rreth 25 përbërës anti-inflamatorë që shërbejnë si mbrojtje kundër inflamacionit në trup.
Ndihmon tretjen
Ndërsa përbërësit antioksidues dhe anti-inflamatorë ofrojnë mbrojtje për gjithë traktin e tretjes, selino ka më së shumti përfitime për stomakun.
Përbërësit që gjenden në selino ndihmojnë në ulçerën dhe problemet e tjera të stomakut derisa ndihmojnë në tretje më të mirë.
Po ashtu, selino përmban shumë ujë – pothuajse 95 % – që ka ndikim shumë efektiv në tretjen sa më të mirë të ushqimit.
Ka shumë vitamina dhe minerale
Ju do të merrni vitaminat A, K dhe C, plus mineralet si kaliumi dhe folati kur hani selino.
Ka gjithashtu sasi shumë të ulët të natriumit. Plus, selino e ka indeksin e glikemisë shumë të ulët që do të thotë se ka një efekt të ngadaltë dhe të qëndrueshëm në sheqerin në gjak./real-news.tv/

