fbpx

Këto janë përfitimet shëndetësore të lajthive!

lajthi.jpg

Lajthitë janë të pasura me proteina dhe kripëra minerale, duke bërë të mundur ruajtjen e zemrës dhe enëve të gjakut.

Lajthitë janë fruta të thata shumë të ushqyeshme, ku mund të konsumohen kur janë të freskëta, të thata dhe të përpunuara në ëmbëlsira të ndryshme.

Lajthitë përmbajnë gati 60 % vaj, albuminë dhe pak sheqerna.

Gjithashtu, lajthitë janë të pasura me proteina dhe kripëra minerale, duke bërë të mundur ruajtjen e zemrës dhe enëve të gjakut.

Dobitë e lajthive janë:

Kanë yndyra të shëndetshme dhe mbajnë kolesterolin e ‘keq’ nën kontroll.

Përmbajnë proteina të lehta dhe fibra.

Janë plot me minerale dhe vitamina.

Ndihmojnë gratë shtatzëna. Në ndryshim nga arrorët e tjerë, lajthitë janë një burim i pasur me folat. 100 gramë lajthi kanë 30% të dozës së rekomanduar ditore. Folati i bën mirë grave shtatzëna sepse parandalon aneminë dhe defektet nervore tek foshnjat.

Sistemi nervor. Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6 që nevojitet për formimin e mielinës mburoja e nervave që rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e impulseve dhe lejon funksionimin normal të sistemit nervor.

Shëndeti i sistemit të tretjes. Mangani që gjendet tek lajthitë lehtëson metabolizmin e proteinave dhe karbohidrateve. Përmbajtja e lartë e fibrës promovon lëvizjen e rregullt të sistemit tretës. Konsumimi i fibrës bën që të mbani peshën nën kontroll dhe të ndiheni të ngopur për shumë kohë.

Mbron muskujt dhe kockat. Magnezi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e sasisë së kalciumit që futet dhe del nga trupi. Muskujt kanë nevojë për kalcium dhe lajthitë ndihmojnë me spazmat, lodhjen dhe ngërçet. Mangani nga ana tjetër ndihmon dhe forcon kockat dhe mban larg sëmundje të kockave.

Sistemi nervor. Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6 që nevojitet për formimin e mielinës mburoja e nervave që rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e impulseve dhe lejon funksionimin normal të sistemit nervor.

Por sa lajthi duhet të konsumojmë në ditë?

Si çdo ushqim tjetër edhe lajthitë kanë një dozë të rekomanduar ditore. Doza e shëndetshme ditore e lajthive është 20 kokrra në ditë. Sipas të dhënave nëse konsumoni lajthi në pesë ditë ose më shumë ditë në javë, reduktoni rreziqet e zemrës me 30-50%./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303