fbpx

Përfitimet shëndetësore të manaferrës

manaferraa.jpg

Manaferrat kanë vlera ushqyese të jashtëzakonshme.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore që do të keni nëse përfshini manaferrat në regjimin tuaj ushqimor.

 

Manaferrat kanë shumë fibra

Një filxhan me manaferra të freskëta ofrojnë rreth 60 kalori dhe tetë gramë fibra.

Kjo është rreth një e treta e sasisë së fibrave që duhet të synoni të hani gjatë një dite. Kjo sasi e fibrave do t’iu bëjë të ndiheni të ngopur, ul kolesterolin, ndihmon humbjen e peshës dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Po ashtu do ndihmojë në stimulimin e tretjes më të mirë. Manaferrat janë prebiotikë, që do të thotë se ushqejnë bakteret e mira në zorrët tuaja që janë të lidhura me imunitetin, disponimin dhe efektet anti-inflamatore.

 

Janë të pasura me vitaminë C

Do të merrni gjysmën e sasisë së rekomanduar të vitaminës C me një filxhan me manaferra.

Përveç se ndihmojnë imunitetin dhe përmirësojnë shëndetin e lëkurës, ky antioksidant i fuqishëm është i nevojshëm për riparimin e ADN-së dhe prodhimin e kolagjenit dhe serotoninës (që ndihmon në nxitjen e lumturisë dhe gjumit).

 

Ndihmojnë shëndetin e eshtrave

Një filxhan me manaferra siguron 1/3 e sasisë së vitaminës K që e ndihmon gjakun të mpikset dhe është e rëndësishme për kockat tuaja.

Vitamina K është e nevojshme për formimin e kockave dhe disa studime kanë treguar se mungesa e kësaj vitamine është e lidhur me rritjen e rrezikut të thyerjes dhe osteoporozës.

 

Ndihmojnë në kontrollimin e sheqerit në gjak

Manaferrat janë një nga frutat me sasi të vogla sheqeri, rreth 7 gramë për një filxhan me manaferra të freskëta.

Sasia e ulët e sheqerit dhe sasia e lartë e fibrave që përmban ky frut e bën atë shumë të mirë për rregullimin e nivelit të sasisë së sheqerit në gjak./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303