fbpx

Këto janë përfitimet shëndetësore të agjërimit

dinner-time.jpg

Agjërim do të thotë të përmbahesh ku besimtarëve musliman u ndalohen kënaqësitë trupore (e ngrëna, e pira dhe të pasurit marrëdhënie seksuale bashkëshortore) nga agimi në perëndim.

Por në ditët e sotme agjërimi mund të konsiderohet edhe si një praktikë e cila njihet si Intermittent Fasting (IF) dhe është një model i ushqyerjes, që realizohet në cikle midis të ngrënit dhe agjërimit. IF nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet t’i hash.

Në këtë drejtim, nuk është një dietë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por një model i stilit të jetesës.

Por cilat janë përfitimet shëndetsore të GJëRIMIT?

 Humbje në peshë:

Agjërimi ndihmon në djegien e yndyrës në zonën e barkut dhe jo vetëm, pa qenë nevoja të kufizoheni në konsumimin e kalorive me vetëdije.

– Insulina: 

Agjërimi ul nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit nga 20-31% nivelet e insulinës, të cilat janë të rëndësishme kundër diabetit të tipit 2.

– Shëndeti i zemrës:

Agjërimi i përhershëm mund të zvogëlojë kolesterolin e dëmshëm, trigliceridet e gjakut, sheqerin në gjak.

– Kanceri: 

Studimet te kafshët kanë vërtetuar se agjërimi mund të parandalojë kancerin.

– Shëndeti i trurit: 

Agjërimi rrit hormonin BDNF që ndihmon në rritjen e qelizave të reja nervore. Ka ndikim gjithashtu në luftën kundër Alzheimer-it.

– Efekti anti-plakje:

Redukton rrudhat dhe rrit jetëgjatësinë. Studimet e kryere te minjtë arritën në përfundimit se pas agjërimit, këto specie arritën të jetonin 36-38% më shumë se të tjerët.

Kur nuk këshillohet agjërimi?

Agjërimi nuk është për të gjithë. Personat që kanë probleme me çrregullimin e të ushqyerit duhet të konsultohen me mjekët pasi në këto raste, mund të ketë rrezikshmëri.

Raste të tjera kur duhet të konsultoheni me mjekun para se të praktikoni agjërimin:

– nëse vuani nga diabeti
– keni presion të ulët të gjakut
– merrni medikamente
– jeni nënpeshë
– po përpiqeni të mbetni shtatzënë
– jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji

Efektet anësore

Uria është efekti anësor kryesor i agjërimit. Mund të ndiheni sikur nuk keni mjaftueshëm fuqi. Kjo është e përkohshme, pasi duhet pak kohë derisa trupi t’i përshtatet vakteve të reja.

Megjithatë duhet të konsultoheni me mjekun paraprakisht. /Real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303