fbpx

“Përfitoi” nga tërmeti/ Hapi llogari në emër të Ramës, merret vendimi për 30-vjeçarin

Një 30-vjeçar nga Lezha u dënua me 7 vite burg nga Gjykata e Lezhës. Mbi shtetasin A.M., rëndojnë veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Ai hapi një adresë në Facebook me emrin “Rilindje”, ku mashtronte qytetarët duke mbledhur para, duke përfituar kështu nga situata e rënduar që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit të vitit ë kaluar.

Duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar atij iu ul 1/3 e masës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 vite.

Ai ka qëndruar vetëm për 3 muaj, nga dhjetori deri në shkurt ku më pas u lirua, pasi gjendja e tij e rëndë shëndetësore detyroi togat e zeza t’i pezullojnë dënimin.