Një automjet është përshirë nga flakët gjatë natës në Gramsh.
Bëhet me dije se automjeti i përket një efektivi policie, punonjës në Komisariatin e Gramshit.
Më tej, thuhet se makina e efektivit ishte parkuar shumë pranë banesës së tij.
Ndërkohë, policia mbërriti në vendngjarje, ku po heton të gjitha pistat.
Ende nuk dihet arsyeja e zjarrit në makinën e efektivit të policisë./real-news.tv


