fbpx

Përfundon në tragjedi incidenti me turistët te Kanionet e Holtës

kanioni-i-holtes.jpg

Kanë ardhur detajet e para nga operacioni i shpëtimit të turistëve të bllokuar në Kanionet e Holtës në Gramsh.  Deri më tani nga turistët e bllokuar në Kanionet e Holtës janë shpëtuar katër prej tyre, ndërsa për tre të tjerët vijojnë ende kërkimet në Kanionet e Holtës.

Ndërkohë mësohet se pak më parë është gjetur një vajzë e mbytur në ujë, me iniciale T.S. Trupi i 24-vjeçares është gjetur në daljet të Kanioneve të Holtës.

Personat e zhdukur me të cilët ka humbur janë dy djem mbi 20 vjeç dhe një 50-vjeçar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303