Përfundon takimi me ministren, pedagogët: Presim deri në mbrëmje, përndryshe grevë

Pedagogu Mark Marku ka zbuluar detaje nga takimi me Ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Për gazetarët, Marku tha se Shahini nuk reagoi për asnjë nga kërkesat e pedagogëve, drejtuar Ministrisë së Arsimit përmes një shkrese.

Pedagogu u shpreh se do t’i japin kohë deri në darkë Shahinit, më pas do vendosin për grevë.

“Ne diskutuam për gjendjen në univeristet, i përqendruam kërkesat te takimi i asambleve para ministrit. Gjatë takimit ministri nuk u shpreh për asnjërën nga kërkesave, e çoi diskutimin në mënyrë jopruduktive për kërkesat. Presim deri në darkë deri sa ajo të ketë një përgjigje konkrete.

Ministrja e pamë që nuk po i përgjigjet gjendjes adekuate. Ne do konsumojmë asamblenë se vendimi për grevë do merret nga pedagogët. Do presim deri në darkë, më pas do i drejtohemi trupës akademike për një greve të përgjithshme të pedagogëve.

Deri në momentin e fundit qamë hallet, nuk pranonin të plotësonin kërkesat se nuk ishte e autorizuar.  Nëse kolegët do bien dakord që të zhvillojmë një grevë të përgjithshëm, jo detyrimisht është e njëjta gjë. Patjetër, që ne kemi qenë në mbështetje të protestës që ditën e parë, nuk ka asnjë kufizim për mënyrën si protestojnë. Mjaftojnë të jenë protesta paqësore”, u shpreh ai.