fbpx

Perimet që luftojnë qelizat tumorale

perimet.jpg

Perimet që luftojnë qelizat tumorale janë të shumta, por nga studimet e kohëve të fundit janë listuar ato me fuqinë më të lartë luftuese.

Kampioni që kryeson listën është spinaqi!

Ai lufton qelizat tumorale të gjirit, nervore, të veshkës, pediatrike (ndaj jepuni fëmijeve sa më shume spinaq!), të prostatës dhe të traktit gastrointestinal.

Spinaqi është parë të ketë efekt mbi të gjitha llojet e mësiperme.

I dyti në listë është radichio, i ngjan sallatës jeshile por ka një ngjyrë lejla.Fuqia kryesore e tij është mbi qelizat tumorale të gjirit dhe të trurit.

Vijon panxhari me një fuqi absolute vrasëse kundrejt qelizave tumorale të trurit dhe të traktit gastrointestinal (ezofag, stomak, zorrë).

Me një fuqi tejet të lartë sidomos kundër qelizave tumorale të gjirit është hudhra! Ajo i lufton ato 100%.

Por meqë është kaq toksik për qelizat tumorale, qelizat normale mos ndoshta i vret gjithashtu?!

Absolutisht që jo! Perimet janë kaq të mrekullueshme, sepse kanë një selektivitet për të luftuar vetëm cfarë është tumorale. Qelizat normale i mbrojnë.

Sipas FitFood  2 janë llojet kryesore të perimeve me të fuqishme antikancerogjene:

1 – Perimet e familjes CRUCIFEROUS (brokoli, kale, radikio, spinaq, lulelaker, panxhar)

2 – Perimet e familjes ALLIUM (qepa, hudhra, preshi)./real-news.tv

Burimi: FitFood.com.al

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303