Përpjekjet e fundit të zyrtarit amerikan

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer do të vazhdojë sot ditën e dytë të vizitës në Shqipëri.

Ditën e sotme është parashikuar që Palmer të zhvillojë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në orën 13:45. Më pas, pas një ore, zyrtari i lartë i DASH do të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Ndërsa në orën 17:30 Palmer do të takohet me Presidentin Ilir Meta. Po ashtu zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit do të zhvillojë edhe një takim me disa gazetarë shqiptarë.

Ditën e djeshme, ai u takua me kryeministrin Rama, takim i cili zgjati rreth 100 minuta në zyrën e kryeministrit.

Pas takimit, kryeministri Rama shkroi në tëitter: “Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi evropian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer