Edhe pse nuk takohen më në seancë plenare, Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vijojnë përplasjet në distancë.
Gjatë turit “Bashkia që duam”, në një takim në Kukës, Rama konfirmoi se Safet Gjici do të jetë kandidati i PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit. Por jo gjithçka ka shkuar mirë për kryeministrin.
Kuksianët i bllokuan rrugën dhe e priten me protesta kryeministrin Rama.
Ndërsa pasdite vonë ishte kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili në një bashkëbisedim me studentë të Politeknikut sulmoi Ramën për situatën e rëndë në të cilin e ka futur vendin.
Basha premtoi një revolucion për jetën studentore në vendin teksa akuzoi qeverinë se e ka futur vendin në një situatë të paprecedentë për shkak të mega vjedhjeve. /real-news.tv/

