Përqafimi ndërpret lemzën

gettyimages-871584712-612x612.jpg

Ka disa faktorë të cilët shkaktojnë lemzën.

Lemza mund të shkaktohet nga teprica e thartirës së lukthit, nikotina e tepërt, ndryshimet e shpejta të temperaturës së dhomës, si dhe ndryshimet e temperaturës në lukth, për shkak të ushqimit të ngrohtë.

Gastroenterologu Alastair Watson nga universiteti “East Anglia”, pohon se:

“Është fakt që as sot nuk e kuptojmë mekanizmin e saktë, i cili e shkakton lemzën, por ajo mund të jetë pasojë e ngacmimit të nervove, por edhe e infektimeve ose madje dëmtimit të trurit”

Por cilat janë disa nga metodat të cilat e ndalojnë lemzën?

Disa prej metodave të popullarizuara të ndërprerjes së lemzës janë:

1- Frymëmarrja përmes një qeseje të letrës dhe pirja e sasive të mëdha të ujit.

2- Disa metoda të tjera përfshijnë edhe gëlltitjen e akullit të bluar, por edhe vendosjen e një luge me sheqer në fund të gjuhës.

3- Ndihmon edhe një përqafim i fortë, i cili e shtyp diafragmën dhe e ndërpret lemzën. /real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303