30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Përse e refuzoi “Vatra” Samitin e Diasporës?

spot_img

Përse Federata Panshqiptare “VATRA” e refuzoi Samitin e Diasporës? Në një intervistë për Syri.net, z.Dritan Mishto, Kryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra” në Amerikë doli drejt e në thelb të çështjes duke argumentuar se mospjesëmarrja e tyre lidhej me mungesën e seriozitetit të Qeverisë shqiptare, të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Pandeli Majko në organizimin e samitit.

“Ku e sheh qeveria shqiptare diasporën shqiptare në botë, pas 20 vjetësh?! Pas 30 vjetësh?! – ishte pyetja që ngriti Mishto dhe përbënte thelbin e problemin. – Kur flitet për një samit duhet bërë një punë e madhe paraprake me grumbullimin e ideve, mendimeve, problematikës që ekziston dhe ky samit duhet të shërbejë me daljen e dokumentave thelbësore, që të jenë një platformë për mendimin modern shqiptar në politikë, mendimin shoqëror, kulturor, për të gjitha  problemet që shoqërojnë diasporën.  Këtë ne nuk e kemi, ndaj nuk mund të merrnin pjesë në një samit thjesht për fasadë!

Problemi i dytë që ngriti Mishto me forcë, ishte mungesa e bashkëpunimit të qeverisë me opozitës; njëanshmëria në organizimin e samitit, në një kohë kur diaspora që ka shumë respekt për opozitën, ka nevojë të dijë se cili do të jetë qëndrimi i saj kur të vijë në pushtet. Ndaj duhet një platformë e miratuar nga të dyja kahet, me qëllim që ajo të mos rrëzohet nga qeveritë pasardhësve.

Si shembull të kësaj njëanshmërie, Mishto solli faktin se në Samitin e Parë të Diasporës, ata kërkuan takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishanin, takim që nuk ishte planifikuar nga organizatorët.

Pyeatjes, a ishin ftuar në Samitin II të Diasporës, Mishto iu përgjigj:

“E vërteta është se Federata Panshqiptare e Amerikës kishte ftesë por nuk është vetëm çështja e ftesës. Ne mendojmë më gjërë pjesëmarrjen në një samit dhe ne kemi rezerva të mëdha për mënyrën se si Qeveria dhe Kryeministri aktual po shprehin respektin e tyre ndaj diasporës shqiptaro-amerikane në krye të së cilës qëndron Vatra.

E them këtë sepse ministri i Diasporës z.Majko e kryeministri z.Rama, e kanë vizituar SHBA-të disa herë dhe nuk kanë gjetur mundësi – ndoshta dhe për arsye që nuk kanë të bëjnë …flas për vizitat e tyre që nuk kanë qënë fare shtetërore –  nuk kanë pasur mundësi të vijnë të vizitojnë Vatrën.

Duhet të kuptojmë që respekti ndaj Federatës Panshqiptare Vatra është respekt për një histori të tërë; ka edhe arsye të tjera të mospjesëmarrjes sonë. Bëhet fjalë për raporte institucionale.

Dua të them që Kryeministri dhe ministri organizojnë të dytin samit radhazi dhe jemi pro mbajtjes së aktiviteve të tilla. Ajo që ne na shqetëson si në rastin e parë dhe të dytë është mungesa e seriozitetit në organizimin e samitit.”

I pyetuar nga gazetari Alen Xhelili se si e refuzuan këtë organizim që i kushtoi 650 milionë euro qeverisë, Mishto tha:

“Po flisni me Federatën Panshqiptare Vatra, e cila nuk impresionohet nga shkëlqimet e qeverive. Federata Panshqiptare është themeluar para shtetit shqiptar. Nuk ka etapë të historisë së Shqipërisë që të mos gjendet emri i Federatës Panshqiptare Vatra, në çdo fushë të kulturës, mendimit, gazetarisë etj. e me këtë dua të them që ne jemi shumë thelbësore.

Po kthehem tek thelbi: Ku e sheh qeveria shqiptare diasporën shqiptare në botë, pas 20 vjetësh? Pas 30 vjetësh? Kur flitet për një samit duhet bërë një punë e madhe paraprake me grumbullimin e ideve, mendimeve, problematikës qe ekziston dhe ky samit duhet të shërbejë me daljen e dokumentave thelbësore, që të jenë një platformë për mendimin modern shqiptar në politikë, mendimin shoqëror, kulturor, për të gjitha  problemet që shoqërojnë diasporën.

Këtë ne nuk e kemi, ndaj nuk mund të merrnin pjesë në një samit thjesht për fasadë. Qëllimi i Vatrës është të marrë pjesë në aktivitete që kanë produktivitet, që kanë brumë dhe prodhojnë diçka.

Ajo që duhet të na shqetësojë për Samitin është që ky samit duhet të dalë me një dokument thelbësor dhe të na bëjë të ditur për 20-30 vitet e  ardshme ku e sheh qeveria shqiptare, diasporën.

Në këtë samit, bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe opozitës është shumë i rëndësishëm në sytë e diasporës shqipatre sepse ne duam që nesër të mos vijë një qeveri tjetër dhe të na thotë se ne nuk e njohim këtë dokument.

Ne kërkuam edhe në takimin e parë, kur nuk ishte përcaktuar një takim i “Vatrës” me Presidentin Bujar Nishani, kreun e shtetit. Shmangia tregon se këtu ka njëanshmëri dhe tendencë.

Pse të mos ishte sot në atë samit dhe një seancë e veçantë me opozitën shqiptare, sepse të gjithë nesër janë të interesuar se çfarë do të bëjë ajo në atë ardhmen?!

Ndryshe është ftesa, pra, ndryshe është kur ulesh dhe punonon bashkë për një produkt pozitiv. Nëse këto nuk bëhen bashkë, atëhërë ka një problem shumë të madh, unë jam shumë i bindur se opozita shqiptare është shumë e interesuar për diasporën, por dhe ne duhet të mbajmë qëndrime kritike ndaj qëndrimeve fasadë. Nëse sot një spital në Shqipëri nuk ka një rezonacë dhe ti të harxhosh këtë shumë parash për një takim fasadë pa asnjë vlerë….

Disapora kërkon materiale të vlefshme, platforma mendimi politik, shoqëror, kulturor dhe ai ecën vetë, kur ka brumë, nuk ka nevojë për reklamë falso.”

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat