fbpx

“Përse nuk i shkoi deri në fund mandatit”? Lindita Nikolla flet për Shahinin: Dy sfidat e Besës…

Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka komentuar largimin e Besa Shahinit. Në një intervistë për Abcnews, ajo ka vlerësuar punën e Shahinit duke thënë se ka punuar me shumë përgjegjshmëri.

Sipas Nikollës, dy sfidat më të mëdha të Shahinit ishin tërmeti dhe pandemie.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për Besa Shahinin?

Lindita Nikolla: Jo për kortezi, por më duhet të them që Besës jo vetëm iu desh të përshtatej me një mentalitet tjetër, se mos harro që jemi dy shtete të ndara kemi ato ndasitë tona. Drejtoi Ministrinë e Arsimit në kohë të vështira. Tërmeti dhe pandemia ishin dy sfida. Dy momente që kërkonin një mobilizim të ri të gjithë sektorëve të arsimit. Ndaj unë mendoj që Besa ka punuar me shumë përgjegjshmëri ka bërë më të mirën në punën e saj. Çdo gjë është relative.

Pyetje: Përse nuk i shkoi deri në fund mandatit?

Nikolla: Këtë pyetje është më mirë t’ja bëni vetë asaj. Unë jam e prirë që ta besoj në ato që ajo ka komunikuar kur ka dalë dje në disa studio televizive.