fbpx

Përveç Presidentit, tanimë edhe Kryeministri mund të japë medalje

rama-medalje.jpg

Me vendimin e saj të ditës së djeshme, qeveria i ka dhënë të drejtën edhe kreut të saj, kryeministrit, që në bazë të ligjit nr.112/2013, “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”, të japë medalje për mirënjohje publike dhe vlerësim profesional.

Dhënia e medaljeve do të shoqërohet me një certifikatë. Formati i certifikatës është një letër format A4, me logon e institucionit, e kornizuar me ngjyrat e shiritit të medaljes.

Medalja e Kryeministrit për Mirënjohje Publike përbëhet nga tri klasa:

I: Kordoni i Madh me Yll i Mirënjohjes Publike;

II: Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike;

III: Ylli i Mirënjohjes Publike.

Medalja e Kryeministrit për Vlerësim Profesional është e përbërë nga tre klasa:

I: E Artë;

II: E Argjendtë;

III: E Bronztë.

Dhënia e medaljeve bëhet me një ceremoni zyrtare, e cila organizohet nga autoriteti që jep medaljen, thuhet në VKM.

Individët të cilët janë dalluar me Medaljen e Mirënjohjes Publike përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi asimilohen me mbajtësit e klasit III – Ylli i Mirënjohjes Publike dhe kanë të drejtë të mbajnë shenjat përkatëse, sipas parashikimeve në këtë vendim.

Medalja e Kryeministrit për Mirënjohje Publike i hiqet titullarit të saj për arsyet e mëposhtme: ka dënim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre të rëndë penale; ka dënim gjyqësor të formës së prerë me burgim pa kusht, për një vit ose më shumë.

Medalja mund t’i hiqet titullarit të saj ose të jetë objekt pezullimi pa afat kur titullari është dënuar për një vepër penale që cenon figurën, ndershmërinë dhe moralin e tij si dhe besueshmërinë tek të tretët. Titullari është i detyruar të kthejë shenjat e medaljes me të cilën ka qenë i dekoruar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303