Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, ka deklaruar sot se fusha e prodhimit të va.ksinës ka lajme të mira. Sipas tij, “bota për një vit ose një vit e gjysmë do çlirohet nga kjo pandemi”.
“Në hemisferën jugore gjatë dimrit, qarkullimi i viruseve stinore ka qenë shumë i ulët. Siç duket, masat e marra për koronavirusin parandalojnë edhe gripin stinor. Shpresoj që edhe te ne, qarkullimi i viruseve do mbetet i ulët. Grupet e rrezikuara duhet të vaksinohen me përparësi,” tha Pipero, i ftuar i edicionit të mbrëmjes në SYRI TV.

