Pëllumb Pipero, mjeku i njohur infeksionit ka komentuar vendimin e Qeverisë për hapjen e shkollave në vend.
Ai thotë se ky është një lajm i mirë por duhet patur kujdes nga mësuesit dhe nxënësit.
“Ky është lajmi më i mirë i mundshëm i marrë në këtë situatë sa i përket hapjes së shkollave, kam qenë dhe jam partizan i hapjes së shkollave. Hapja nuk do të thotë se nuk kemi virusi, por të gjithë duhet të kemi kujdes. Unë besoj se institucionet arsimore, janë më të kontrolluar më të përgjegjshme, nuk mund ta krahasoj me baret dhe restorante. Nxitohen shpesh pse doli një mësues të mbyllim shkollën, është vendimi më i keq i mundshëm dhe i gabuar. Mbylla nuk është zgjidhje është zgjedhje e përkohshme dhe sa më e shkurtër aq më e mirë është. Nuk duhet të kemi frikë duhet të kemi kujdesin maksimal. Gjysma e dytë e shatorit mund të ketë numra më të reduktuar. Mund të shtohet numri i rasteve në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Fillimi i tetorit është mirë të për të filluar vaksnimin stinor dhe për fashava të caktuara të popullsisë të cilat janë më të riskuar duhet ta marrin falas.”- tha ndër të tjera Pipero, në një intervistë të dhënë në televizionin Faxnews.

