fbpx

Qëllohet me plumba drejt një lokali në Tiranë

policia.jpg

Disa breshëri plumbash janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës.

Raportohet se nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm disa dëme materiale.

Policia po heton të gjitha pistat për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303