Një konflikt brenda familjes që ka çuar deri në kanosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Bëhet me dije se një djalë i ri i ka drejtuar thikën të atit pas debatit që kanë pasur.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë 26-vjeçarin me inicialet B.H., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë thikë babin e tij.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi: P.L., 33 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan , u arrestua në flagrancë shtetasi: E.Nj., 26 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

