Banorët e fshatit Bajkaj në Delvinë kanë dalë në protestë ditën e sotme, pasi janë kundër hapjes së gurores. Raportohet se një përplasje fizike ka patur mes tyre dhe përfaqësuesve të firmës.
Për më tepër ata kanë nënshkruar edhe një peticion ku kanë kërkuar që gurorja mos hapet në fshatin e tyre.
Protesta është zhvilluar pikërisht në vendin ku planifikohet të hapet gurorja dhe banorët pretendojnë se ajo do të sjellë shkatërrim të natyrës dhe ndotje të mjedisit.

