fbpx

Plas keq për pronën në Vlorë, Lame paralajmëron të tjera sherre

Artan-Lame.jpg

Drejtuesi i Kadastrës, Artan Lame ka folur ditën e sotme në lidhje me përplasjet qe kanë ndodhur pak ditë më parë në Vlorë për banesat.

Ai është shprehur se të tjera sherre do ketë në qytete të tjera.

“Problemi si ky i Vlorë do dëgjoni dhe në qytete të tjera. Sot jemi në Elbasan dhe këtu do dëgjoni problem të tillë, dhe në Shkodër, në Durrës e Sarandë. Por problemi i Vlorës në krahasim me qytetet e tjera është se në këtë qytet nuk gjen dot një njeri që quhet Durim, prandaj është ndryshe. Probleme të tilla do gjeni kudo, për një arsye të thjeshtë. Kanë rënë piramidat e vjetra të pushtetit dhe nuk i mbulon dot askush këto që janë bërë në 28 vite“, tha Lame.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303