fbpx

Plas sherri në mes të lokalit, 3 të rinj marrin peng një person, detajet e para…

Disa persona janë konfliktuar mbrëmjen e djeshme në një lokal të Gramshit, dhe fill pas zënkës,  3 persona kanë marrë peng një tjetër.

Referuar burimeve policore, mësohet se është marrë peng shtetasi me iniciale A. B 32 vjeç, i cili është vëllai i personit me të cilin po ziheshin disa të tjerë.

Në sherr e sipër ata e kanë futur me forcë në makinë të riun. Për ngjarjen, menjëherë është njoftuar policia e cila ka vënë në pranga një prej autorëve të pengmarrjes.