fbpx

Plas skandali në universitetet amerikane

AKTORET-SKANDALI_frame_1349.jpg

Janë shndërruar në imazhin e skemës më të madhe të mashtrimit për pranimin në universitet të zbuluar në Shtetet e Bashkuara. Aktorët e njohura Felicity Hoffman dhe Lori Loughlin u paraqitën të enjten në gjykatën e Bostonit, nën akuzën se kanë siguruar përmes ryshfeteve regjistrimin e fëmijëve të tyre në shkollat më elitare amerikane.

Prokurorët besohet se do të kërkojnë nga 6 muaj deri në 2 vite burg për aktoret dhe dhjetëra prindërit e tjerë të përfshirë në skandal. Loughlin dhe Huffman thane vetëm pak fjalë, duke ja kaluar stafetën avokatëve të tyre. Qeveria thotë se ka e-mail-e dhe regjistrime që tregojnë se Loughlin dhe bashkëshorti stilist Massimo Giannulli kanë paguar 500 mijë dollarë për rekrutimin e vajzave të tyre në ekipin e Universitetit të Kalifornisë jugore, edhe pse asnjëra prej tyre nuk mere me sport.

Në një video të publikuar në kanalin e saj në YouTube, Olivia Jade, vajza e Lori Loughlin, thotë: “Do të hyj brenda dhe shpresoj t’i balancoj gjërat por sinqerisht më pëlqen më shume të argëtohem dhe festoj. Nuk më intereson shumë shkolla”. Që prej shpërthimit të skandalit vajza e aktores ka humbur një sërë kontratash me kompani të ndryshme. Edhe Loughlin ka humbur gjithashtu role.

Ndërkaq, Hoffman akuzohet se ka paguar 15 mijë dollarë për të ndryshuar rezultatin e testit të pranimit të vajzës së saj. Arktitekti i skemës, Rick Singer, u shpall fajtor muajin e kaluar dhe vazhdon të bashkëpunojë me hetuesit. Mbi 30 prindër të tjerë janë përfshirë deri më tani në skandal, por paralajmërohen arrestime dhe akuza të tjera.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303