TË FUNDIT

“Po forcojmë kapacitet”, Manastirliu apelon nga Kuvendi për kujdes

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka folur sot në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë për të apeluar edhe një herë për kujdes në kuadër të mbrojtjes nga COVID-19.

“Më e keqja nuk do të vijë nëse ne do të zbatojmë rregullat, nëse ne do të zbatojmë protokollet dhe nëse ne do ta konsiderojmë këtë si një luftë e cila duhet fituar vetëm duke zbatuar këto rregulla dhe duke qenë të gjithë bashkë”, tha ajo në Parlament.

Manastirliu gjithashtu ka deklaruar se sistemi shëndetësor po vijon të përforcojë kapacitetet për terapinë intensive si dhe pajisjen në mënyrë të vazhdueshme të stafeve mjekësore me mjete të mbrojtjes personale në kuadër të luftës ndaj COVID19.

“Deri tani e kemi përballuar mirë situatën e krijuar nga COVID19. Kemi rritur kapacitetet e shtretërve, të testimit, kemi furnizuar me materiale mbrojtëse mjekët dhe personelin shëndetësor që ata të jenë të mbrojtur,  kemi furnizuar me terapi mjekimi dhe pajisje mjekësore spitalet kanë trajtuar dhe trajtojnë rastet me COVID19”, tha Manastirliu.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat