Po hetohet/ Mesazhi i Klodjana Lalës për Ramën

Gazetarja Klodiana Lala është nën hetim nga prokuroria pasi disa ditë më parë publikoi përgjime të reja nga dosja e famshme ‘339’.  E ftuar në emisionin “A Shoë” Lala tha se nuk do t’i tregojë asnjëherë burimet nga e ka siguruar informacionin.

“Nuk do t’i tregoj asnjëherë burimet e mija. Nëse do të merren me mua, unë kam dëshmuar se jam një gazetare që punoj fort për t’i thënë publikut shqiptar të vërtetën. Kryeministri të reflektojë, të reflektojë për zyrtarët që ka pasur rreth vetes dhe janë kapur mat duke folur në telefon me pjesëtarë të krimit të organizuar”, ishte mesazhi i saj për Kryeministrin Rama. /Real-news.tv/