Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë gjermane lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Ajo është shprehur për News 24 se vendimi i Gjermanisë nuk u bazua në meritokracinë e Shqipërisë, sepse në të vërtetë vendi ynë ka bërë hapa pas.
“Po-ja e Bundestagut është një “stand by”, pra një qëndrim në vend. Pjesa e mirë, është, së pari, se nuk u nda Shqipëria nga Maqedonia. Shqipëria qartazi nuk i ka plotësuar kushtet, sepse përfaqësuesit ndërkombëtarë shprehen ndryshe për vendin tonë dhe ndryshe për Maqedoninë. Nuk është një meritokraci e plotë. Momenti i dytë, është fakti se nëntë pikat e Bundestagut do ishte njësoj si të ishte një qeveri tranzitore. Po ta përkthesh në detyra themelore janë këto: Reformë Zgjedhore, ndëshkueshmëri të krimit elektoral”, tha Duma.

