“Po kaloni çdo cak…”. Eksperti i Shëndet Publik shpërthen ndaj MSH: Shumë vdekje po ndodhin në shtëpi

tirana-infektivi-karantine-18-752x440.jpg

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka lëshuar një thirrje të fortë së fundmi. Ai i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke u thënë se duhet të hapin dhe spitalet rajonale dh ato lokale.

Ai shkruan se deri më tani qytetarëve u janë treguar strategji mashtruese, ndërsa vdekjet e raportuara po rriten çdo ditë.

Postimi nga Erion Dasho

Papërgjegjshmëria në kulm! Një thirrje për ministrinë dhe komitetin: Hapni spitalet rajonale dhe ata lokalë! Shfryni presionin mbi spitalet COVID!

Mos i tregoni qytetarëve “strategji” mashtruese nga të cilat nuk keni zbatuar asnjë rresht!

Vdekjet e raportuara po rriten çdo ditë! Shumë më tepër vdekje nga COVID po ndodhin në shtëpi në pacientë që as diagnostikohen, as raportohen!

Vetëm mjekë dhe infermierë kanë vdekur më tepër se 20, sepse janë lënë pa maska dhe mjete mbrojtëse!

Jetojmë dhe Europë, në shekullin e 21-të!

Njerëzit nuk duhet të vrasin veten duke u hedhur nga dritaret e spitaleve! Të paktën, të mos kemi çdo muaj nga një fatkeq që ndërmerr këtë hap ekstrem…

O bëni ndonjë lek punë, o ikni!

Njerëzit janë lodhur duke ndjekur të qarat tuaja patetike dhe filmat në stil Bollyëood-i!

Po kaloni çdo cak…

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303