fbpx

“Po vuajmë! Shes kanaçe që të laj borxhet”, skamja te familjet në Berat

Shumë familje në Berat bëjnë me dije se po vuajnë nga skamja. Atyre u duhen të marrin bukë me listë, pasi janë në luftë me mbijetesën.

Banorët shprehen se nuk e duan një gjë të tillë, por janë të detyruar, pasi kanë fëmijët për të ushqyer.

“Me listë po marrim, po vuajmë, kam mbledhur bidona, kanaçe, i shes dhe laj borxhet,” shprehet një prej tyre për Abc News.

“Unë marr 13 mijë lekë të reja në muaj. Jam familjar, jam veti 4. Invalid vete. Me keq s’ka ku te veje. Kur ndodhi panemia, s’u kujtua njeri për ne. Lista ka vajtur aq sa nuk mban më,” thotë një tjetër.

“Ku do venë. Do ushqehen njerëzit. Unë gjys pensioni marr, 35 mije lekë, ça do bëj më parë. Pandemia i ndikoi më shumë, çmimet u rriten, zarzavatet u rritën,” tregon e moshuara.

“Pensionist jemi, s’kemi. Aq marrim ne. Si gruaja edhe unë me pension jemi,” shprehet një tjetër.