19 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Korçës gjatë 24-orëve të fundit, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Njoftimi i plotë policisë: Korçë
Policia Rrugore e Qarkut Korçë ka arrestuar 19 shtetas, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt si edhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar punën për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, si dhe të shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidente rrugore.
Janë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore të qarkut, jo vetëm për menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, por dhe për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, që nuk vendosin rripin e sigurimit apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.
Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 11 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 shtetas të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 5874 drejtues mjetesh, janë pezulluar 49 leje drejtimi, si edhe janë dërguar në OASH 190 drejtues mjetesh.
Konkretisht janë vendosur: 1881 masa për parkime të gabuara; 1031 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 75 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit; 2887 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore e Qarkut Korçë falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

