Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka thirrur sot në dëgjesë rektorët e universiteteve publike, të cilët do t’iu përgjigjen pyetjeve për protestën e studentëve si dhe për qëndrimin e tyre ndaj VKM-ve dhe Ligjit të Arsimit të Lartë.
Ky debat do të nisë në orën 10:00, ndërsa pas dy orësh në këtë komisioni do të jetë i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai do të pyetet për ndërhyrjen e Policisë në ambientet e fakulteteve dhe dhunën e ushtruar ndaj studentëve. (real-news.tv)

