TË FUNDIT

Pornografia shpallet rrezik për shëndetin publik

Shteti ka shpallur pornografinë një rrezik për shëndetin publik duke e votuar me 16 vota pro dhe 13 kundër në Senat.

Sipas Senatit shtetëror në Arizona, ky veprim nuk është asgjë më shumë se një gjest pa pasoja konkrete.

Vendimi vjen një vit pasi Florida bëri të njëjtën gjë.

Por, senatorja republikane Sylvia Allen këmbëngul se është një lëvizje e fuqishme “sepse është hera e parë që po japim një deklaratë për epideminë e pornografisë”.

Lidhur me vendosjen e fajit tek pornografia për rritjen e sifilizit, HIV, shtatzënive të paplanifikuara dhe marrëdhënieve seksuale në moshë të mitur, Allen tha se “miliarda dollarë në mbarë botën janë duke u fituar në këtë industri që po helmon mendjet e qytetarëve tanë”.

Ajo tha se ky është një problem rrënjësor për shumë nga problemet e tjera dhe se është shndërruar në diçka  të tmerrshme./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat