Ylli i “Black Panther” ndërroi jetë në moshën 43 vjeçare, pas një lufte katërvjeçare me kancerin e zorrës së trashë (që nuk e kishte bërë publike).
Njoftimi për vdekjen e tij, ku tregohej se aktori ishte diagnostikuar në shkallën e tretë të kancerit në vitin 2016 e që brenda katër viteve kishte përparuar në stadin e katërt dhe pastaj përfundoi me vdekje – është bërë postimi që tashmë ka kaluar shtatë milionë pëlqime dhe mbi 3.1 milionë shpërndarje.
Rekordin për postimin me më së shumti pëlqime në Twitter e ka mbajtur ish-presidenti amerikan, Barack Obama, (4.3 milionë) kur e kishte publikuar një thënie të famshme të Nelson Mandelas.

