Është zhvilluar sot Asamblea Politike e Partisë Popullore Europiane (PPE). Ata kanë diskutuar edhe për Shqipërinë.
Në deklaratën e tyre kërkohet që të mos ketë ndryshime të njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit. PPE thekson se ndryshimet e njëanshme dëmtojnë mundësinë për nisjen e negociatave.
“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor.
Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord.
Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.
PPE nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve,” thuhet në deklaratë

