TË FUNDIT

Pranë shkollave shqiptare po helmohen fëmijët, AKU nis aksionin

Pas ngjarjes së ndodhur në Postribë ku u helmuan disa nxënës pranë një shkolle ka ardhur edhe reagimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ky institucion ka ushtruar kontrolle në subjektet tregtare ushqimore pranë shkollave, kopshteve dhe çerdheve në disa qytete të vendit.

Nga 272 kontrollet e kryera nga inspektorët e AKU janë vendosur 104 masa administrative “Paralajmërim”, 4 masa administrative “Ndërpreje aktiviteti” dhe 14 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3,010,000 lekë. Pra gati gjysma e aktiviteteve kanë rezultuar me shkelje të ndryshme që lidhen me tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesën e sistemit të gjurmueshmërisë, mungesën e planit të vetëkontrollit, kushtet higjeno-sanitare të papërshtatshme, mungesën të librezave shëndetësore, mosrealizimin e detyrave të lëna, tregtimin në kushte të papërshtatshme etj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat