fbpx

Presidenti amerikan përkujton viktimat e 11 shtatorit

trump-on-sept-11.jpg

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përkujtuar ditën e  sotme viktimat e sulmit të 11 shtatorit.

”Shumë amerikanë kujtojnë si tani momentin kur terroristët vranë bashkatdhetarët tanë në Qendrën Botërore Tregtare në Nju Jork, në Pentagon dhe në Pensilvani. Një mëngjes i bukur shtatori u shkatërrua…, por forca, guximi dhe dhembshuria e Amerikës, megjithatë, kurrë nuk u tundën”, theksoi Trump.

Në përkujtim të viktimave, presidenti  vlerësoi edhe punën e forcave të armatosura.

”Do të jemi gjithmonë mirënjohës për burrat dhe gratë heroike të Forcave tona të Armatosura që luftuan në mbrojtje të vendit tonë, pas sulmit më të madh terrorist në tokën amerikane dhe nuk do t’i harrojmë kurrë ata që bënë sakrificën përfundimtare për të mbrojtur pavarësinë tonë politike dhe lirinë”, shtoi ai.

Me mirënjohje, ne nderojmë punonjësit e ndihmës së parë, pjesëtarët e patundur të ushtrisë sonë dhe amerikanët e thjeshtë, të cilët treguan guxim të jashtëzakonshëm për të shpëtuar jetët e të tjerëve në atë ditë fatale, thuhet në një deklaratë të presidentit amerikan, Donald Trump me rastin e 18-vjetorit të 11 Shtatorit të vitit 2001, kur katër sulme ajrore të koordinuara terroriste nga al-Kaeda goditën Kullat Binjake dhe Pentagonin, ndërkohë që avioni i katërt u rrëzua në Pensilvani.

Presidenti vuri në dukje se për shumë familje në Amerikë, 9 shtatori 2011 sjell shumë kujtime të trishtueshme.

“Jeta juaj ndryshoi përgjithmonë,” tha Trump. “Secilit prej jush, Zonja e Parë dhe unë jemi të bashkuar në shimbjen tuaj”-e përfundoi Trump  fjalimin e tij./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303