TË FUNDIT

Presidenti grek nuk heq dot nga mendja çamët dhe Çamërinë

Presidenti grek vijon me deklaratat absurde dhe ekstremiste kundër Shqipërisë. Këtë herë Prokopis Pavlopulos gjatë një fjalimi të mbajtur me rastin e 25 marsit, Ditës së Pavarësisë së Greqisë, ka përmendur edhe një herë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria në perspektivën e saj të integrimit evropian.

Pavlopulos nuk mund të rrijë pa përmendur çamët. Sipas tij Shqipëria ka kërkesa të pabazuara për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, duke i konsideruar edhe një herë si “bashkëpunëtorë të nazistëve të demonstruar historikisht”.

“Sa për fqinjin Shqipërinë, ne nuk jemi kundër perspektivës së saj evropiane. Por,  është e qartë kërkesa; respekt të plotë dhe të sinqertë për të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane, duke respektuar sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut.

Kështu, sjellje të tilla si ato kundër pakicës kombëtare greke, të cilat brutalisht nënvlerësojnë vlerën e jetës apo haptazi fyejnë të drejtat themelore, për shembull, të drejtën e pronës, përbën një pengesë të pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë”, tha ndër të tjera Presidenti grek.

/real-neës.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat