30.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Presidenti grek vijon kërcënimet ndaj Shqipërisë

spot_img

Presidenti grek vijon me deklaratat absurde dhe ekstremiste kundër Shqipërisë dhe popullsisë së Çamërisë.

Prokopis Pavlopulos ka qenë sot në një vizitë në Mal të Zi dhe prej andej nuk është ndalur në deklaratat katastrofë, që vetëm një udhëheqës i një vendi në mes të Evropës, nuk mund t’i bëjë.

“Greqia nuk është kundër perspektivës europiane të Shqipërisë. Por sjellje të tilla si ato kundër minoritetit etnik grek janë një pengesë e pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë.

Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim për të drejta të të ashtuquajturve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia” deklaroi ai gjatë vizitës në Malin e Zi.

Këta deklarata të Pavlopulos janë sikur t’i bënte një drejtues i një organizate ekstremiste dhe jo president i një vendi anëtar i Bashkimit Evropian

Dikush do të duhet ta ndalë këtë të ashtuquajturin President, i cili me deklaratat e tij nuk bën gjë tjetër veçse turpëron popullin e tij. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat