Presidenti i KE: Zgjedhjet të zhvillohen në 30 qershor

Pasditen e sotme është zhvilluar një Konferencë e përbashkët për mediat e kryeministrit Rama me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Juncker është shprehur se zgjedhjet do të zhvillohen në datën që ishte caktuar, në 30 qershor.

“Zgjedhjet janë caktuar në 30 qershor dhe duhet të zhvillohen! Qytetarëve nuk mund t’ju mohohet e drejta e votës. Nese zgjedhjet nuk mbahen, dëmtohet e ardhmja e Shqiperise”  tha ai.

Më tej Juncker shtoi se  Shqipëria ka patur sukses në reformat e ndërmarra sidomos te ajo në drejtësi.

Junkcer theksoi se Shqipëria ka luftuar me sukses krimin dhe korrupsionin gjithashtu ka bërë përpara me reformën në administratë, ku 3 pikat kyçe të suksesit sipas Juncker janë:

1- Reforma në drejtësi

2-Lufta ndaj krimit dhe korupsionit

3-Reforma në administratë

/real-news.tv/