Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në spital ditën e djeshme, ka njoftuar zyra e tij e shtypit.
Vuçiç, 49 vjeç, u pranua në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare të Premten, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.
Presidenti serb ka probleme me zemrën, por një zyrtar qeveritar që foli në kushte anonimiteti i tha Reuters se presidenti tani është në gjendje të qëndrueshme.
Vuçiç u bë kryeministër i Serbisë në vitin 2014 dhe u zgjodh president në 2017.

