TË FUNDIT

Studentë e pedagogë të UBT edhe sot në protestë

Ka vijuar edhe paraditen e sotme protesta e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët kërkojnë anulimin e projektit për prishjen e fidanishtes dhe ndërtimin e shkollës në Kodër-Kamëz.

Studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse Bashkia nuk tërhiqet, ndonëse kjo e fundit e ka bërë të qartë qëndrimin e saj.

Në protestën e kësaj të mërkure, studentët tentuan që të çajnë rrethimin e fidanishtes, e cila do prishet por nuk u lejuan nga forcat e policisë.

Aktualisht është kryer vetëm rrethimi i territorit pa vijuar me punimet, ndërkohë që kjo protestë e studentëve dhe pedagogëve ndiqet nga forcat e policisë.

Rezistenca po vijon prej disa ditësh pavarësisht kushteve të këqija atmosferike.

Kujtojmë këtu që studentët dhe pedagogët e UBT-së nuk kundërshtojnë ndërtimin e shkollës, por ata janë kundër vendit të caktuar nga bashkia për ndërtimin e saj.

Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj është shprehur se ndërtimi i kësaj shkolle është një domosdoshmëri për banorët e zonës së Kamzës, ndërsa pedagogët kanë propozuar si zgjidhje ndërtimin e kësaj shkolle 100 metra më tutje dhe jo në territorin ku ndodhet fidanishtja e Universitetit. (real-news.tv)

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat